Kryeministri i vendit Edi Rama, ditën e djeshme ishte në Durrës, ku shkoi për ngushëllim në familjen e Anri Kashikut, ai ishte i shoqëruar nga Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako.
Veç ngushëllimeve, Rama pati edhe një bisedë të shkurtër me babain e 18-vjeçarit të ndjerë, ku i ka dorëzuar statusin e “Dëshmorit të Atdheut”.
Gjatë bisedës, i ati Anri Kashikut mes dhimbjes është shprehur se është krenar për të birin që nuk jeton më.
Kujtojmë se; 18-vjeçari Anri Kashiku, sakrifikoi jetën duke u futur në det për të shpëtuar të vëllain e vogël dhe shokun e tij.
Diskutime rreth kësaj post