Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, ka dalë sot me një propozim për të ristrukturuar kabinetin qeveritar, ndërkohë që ende nuk është kryer votimi për mocionin e mosbesimit të iniciuar ndaj ekzekutivit në fuqi.
Një nga liderët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiç, tha se 20 deputetë të kësaj partie janë të gatshëm që menjëherë të nënshkruajnë propozimin për rindërtimin e Qeverisë.
Në prezantimin e tij në Kuvend, Mandiç tha se nga grupi parlamentar URA, Civis dhe SNP kanë marrë një ofertë- iniciativë për rindërtimin e Qeverisë.
Megjithatë ai shtoi se jo çdo gjë që përfshihej në dokument pëlqehej nga Frontit Demokratik.
“Por duke u nisur nga fakti se kjo është një mundësi e mirë për të gjithë ne që të jemi bashkë, që ata që fituan më 30 gusht të mund të bëhen sërish bashkë, 20 deputetët e DF janë gati dhe mund ta nënshkruajnë menjëherë”, tha Mandiç.
Ai shtoi se presin që përmes procedurës normale dhe dialogut të mund të “rikthehemi më me sukses dhe më mirë, duke pasur përvojë me këto dy qeveri që funksionuan pas fitores së 30 gushtit, që tani me më shumë përvojë dhe harmoni të mund të bëjmë punën që kemi premtuar. qytetarët para datës 30 gusht”.
Mandiç tha se këtë e sheh si një moment të rëndësishëm dhe se mendon se “jemi në rrugën e duhur”. “Ne qëndrojmë të vendosur në marrëveshjen e shumicës parlamentare nga 30 gushti”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post