Sot në Zululand ishte i ftuar analisti, Shpëtim Nazarko me të cilin Mustafa nano diskutoi mbi marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, pas deklaratave të kryeministrit Rama mbi këtë argument dhe reagimeve greke dhe pse nuk kemi ende nje vizitë zyrtare të Ramës në Athinë, apo të kryeministrit grek në Tiranë.
Z. Nazarko tha:
“Rama në polemikë ngjan me Nolin, me Konicën ndërsa në politikë Rama ngjan me Ahmet Zogun. Mbase ne shohim pjesën e sipërme të historisë, por mbase grekët i kanë kërkuar më shumë se cduhet Ramës kur ai u vu në krye të shtetit shqiptar.”
“Për herë të parë diplomacia shqiptare ka arritur që të shtrojë cështjen e camërisë tek komisonerët”, shton ndër të tjera z. Nazarko.
I pyetur nga Nano, nëse Rama nuk mund të arrinte të njëjtat rezultate dhe ta bënte edhe Hanin të fliste duke mos bërë sherif-in, z.Nazarko përgjigjet se ai mund ta ketë provuar, dhe Rama ka luajtur drejtpërdrejt me Greqinë në këtë histori.
Kur Nano e pyet, se a do të kuptoheshin, a do të pëlqeheshin, Edi Rama dhe Alexis Tsiprias po të takoheshin me njëri-tjetrin?
“Nuk e besoj sepse Tsipras do të kishte megalomaninë e një shteti të madh ndërsa rama megalomaninë e një njeriu shumë herë më të kulturuar se Tsiprias, dhe do të ishte një takim i dy njerezve ku Rama do të kishte epërsine e një njeriu të kulturuar që e shikon njeriun nga sipër, poshtë ndërsa Tsiprias epërsinë e një njeriu i cili edhe pse e ka ekonominë e “shkundur” sërisht hyn tek tavolina e të mëdhenjve dhe mund të trazojë botën për ekonominë e vet”, përgjigjet z.Nazarko.
Ndërsa në fund i pyetur nga Nano, a ka kohë Rama për të bërë gjëra pasi po vijnë zgjedhjet dhe ai mbase mund të bie, z.Nazarko përgjigjet:
“Unë nuk e besoj se rama do të bjerë, sepse besoj se ka diferencë shumë të madhe nga të tjerët, rama është njeri i fortë dhe në këtë pikë ai i ka kuotat më të larta nga sa e mendojmë ne”.
Diskutime rreth kësaj post