Analisti Shpëtim Nazarko ka fajësuar klasën politike dhe kryetarët e tre partive kryesore në vend, Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta, në lidhje me hapjen e dosjeve.
Në emisionin “Now në Euronews Albania, Nazarko u shpreh se Berisha ka vendosur në krye të ministrisë së Ekonomisë kur ishte në qeveri, Genc Rulin, i cili aludohet se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Sipas tij, është diçka kriminale të vendosësh në poste publike, përfshirë edhe ate të presidentit, njerëz që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit.
“Kanë vënë në krye të shtetit një ministër të Ekonomisë, sot po aludohet për Genc Rulin. Çfarë ka bërë Sali Berisha? Ka vënë një ministër të Ekonomisë, që është i shantazhueshëm nga ai tjetri që nuk ka intersat që kam unë për Shqipërinë. Ky nuk është ligj për mua, por mua më intereson kjo gjë. Kush i lejon këta që kanë drejtuar Shqipërinë, që të veprojnë më keq se Enver Hoxha.
Këto nuk kanë kuptuar sistemin e Enver Hoxhës. Në një sistem të hapur, e di çfarë do të thotë të kesh një njeri me njolla të këtij lloji, që mund të jetë ministër Financash, kryeministër, president? Për këtë arsye duhet të zhdukesh nga politika”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post