Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, sikurse e kishte paralajmëruar, ka njoftuar se do të dalë vetëm në zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Aleati i vjetër i PD u ka kërkuar të gjithëve mos të votojnë kandidatin e Berishës për Himarën, për fushatën e tij me flamurin e ‘Vorio Epirit’.
Lëvizja e PDIU pritej, pasi seanca e 17 shkurtit shënoi një ri-konfigurim të numrave në favor të shumicës në kuvendin e Shqipërisë duke e çuar mazhorancën që mbështet qeverinë Rama në kuotën e 81 votave.
Deputetët e PDIU-së gjatë votimit të projektligjeve, bashkuan votat me socialistët dhe socialdemokratët.
Sinjalin e parë e dha Shpëtim Idrizi, duke votuar pro projektligjin e menaxhimit financiar e prodhuar votimin në tërësi me 77 vota.
Ky është një sinjal i qartë i rreshtimit tashmë të PDIU-s në një krah me shumicën e Edi Ramës e cila mbërrin në 81 vota në parlament.
Lëvizjet e PDIU, vijnë në një moment kur kanë nisur të bëhen llogaritë dhe koalicionet parazgjedhore për lokalet e 14 majit.
Deri më tani Sali Berisha ka nënshkruar marrëveshje për zgjedhjet Ilir Metën dhe Vangjel Dulen.
Ndërsa Dash Shehi i LZHK, një aleat i vjetër i PD, zgjodhi të hedhë firmën në një aleancë elektorale me Bindjen Demokratike, themeluar nga Astrit Patozi dhe disa lëvizje studentore.
Postimi:
“Në respekt të interesimit të mediave; Bazuar në ndryshimet e fundit Kushtetuese për heqjen e koalicioneve, PDIU ka marrë vendimin që të dalë e vetme në zgjedhje. Theksojmë që PDIU nuk është kontaktuar asnjë herë, nga asnjë nga dy palët e PD-së, për të kërkuar bashkëpunimin e saj.
PDIU e ka bërë të qartë që nuk përfshihet dhe nuk mban anë në debatin e brendshëm në PD, por në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje, që ata që flasin në emër të demokratëve e kanë detyrë që të bashkohen e të sjellin një forcë solide në zgjedhjet që priten të mbahen. Shqiptarët e Ҫamërisë e njohin mirë historinë e tyre dhe të të parëve të tyre dhe e dinë mirë se si i vrau e masakroi Napoleon Zerva me bandat e tij dhe se si tentoi ti vriste për së dyti Enver Hoxha dhe komunistët, por po kaq e padrejtë është dhe intimidimi, indiferenca e Partive Politike kryesore në këto 32 vite. Çështja Ҫame do të zgjidhet kur të gjitha partitë politike me mbështetjen e aleatëve tanë SHBA, BE dhe Britani e madhe, të vendosin të parin interesin kombëtar dhe jo partiak a të liderve të tyre.
PDIU nuk i ka bërë kurrë thirrje mbështetësve të një partie tjetër politike se si duhet të votojnë, por sot është koha ti bëjmë thirrrje shqiptarëvë të mos votojnë Fredi Bejlerin, njeriun e akuzuar për masakrën e Peshkëpisë dhe i dënuar me vendimin e Gjykatës Vlorë, me nr 224/24.9 2004 dhe me numër 302/ 26.12.2006, me 3 vite burg për dhunim të simboleve shtetërore shqiptare. Shqiptarët nuk mund e nuk duhet të votojnë njeriun që bën edhe sot fushatë me flamurin e Vorio Epirit i cili advokon autonominë e Vorio- Epirit, që tenton të prekë tërësinë territoriale të Shqipërisë, atdheut tone”,- shkruan Idrizi në rrjetet sociale.
Diskutime rreth kësaj post