110 vjetori i Pavarësisë u festua në New York në një ceremoni të organizuar nga shoqatat Vatra me kryetar Ilmi Bajraktari dhe Albania Roots me kryetar Marko Kepi.
Në ceremoninë e ngritjes së flamurit ishin të pranishëm kryetari i bashkisë së NY, Eric Adams, kryetari i PDIU-së deputeti Shpëtim Idrizi dhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA Floreta Luli Faber.
Me këtë rast z.Idrizi zhvilloi një bisedë me z. Adams kryetar i bashkisë së NY. Ai i shprehu z. Adams mirënjohjen për punën e tij në shërbim të këtij komuniteti dhe marrëdhëniet e respektit dhe të mbështetjes që ka kultivuar me të.
Marrëdhënia jonë me SHBA theksoi ai, është unike. Egzistenca e shtetit shqiptar dhe njohja e tij më 1912-n është mbështetur nga Presidenti Willson dhe Pavarësia e Kosovës, një arritje e jashtëzakonshme e këtij shekulli është bërë e mundur falë mbështetjes së SHBA-së.
Z, Adams vlerësoi punën e komunitetit shqiptar dhe integrimin e tij në kulturën dhe eksperiencën amerikane.
Diskutime rreth kësaj post