Ka ndërruar jetë pronari i lokalit në Velipojë, i cili pak ditë më parë u përfshi nga flakët, si pasojë e rrjedhjes së gazit. 55-vjeçari, Besnik Zenuni, ishte njëri prej të plagosurve në gjendje kritike, me djegie në 95 përqind të trupit.
Ai u transportua në repartin e djegieve, në QSUT, ndërsa ishte e pamundur që të transportohej për një trajtim më të specializuar jashtë vendit.
Ndërkohë, në spital ndodhet edhe djali i të ndjerit, Hektor Zenuni, 33 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 28 korrik, ku si pasojë e rrjedhjes së gazit, nga cisterna 1 mijë litërshe, lokali i një resorti në Velipojë u përfshi nga flakët, ku për pasojë dhjetëra persona mbetën të lënduar.
Mes të plagosurve, më e rëndë u paraqit situata për pronarin e lokalit dhe djalin e tij.
Ky incident mund të ishte kthyer në një tragjedi të vërtetë nëse në lokal do të kishte klientë, por për fat të mirë shumica e frekuentuesve ishin në det.
Diskutime rreth kësaj post