Kompania koncensionare në Uzinën e Ballshit ku nga shpërthimi i një dite më parë humbi jetën një person e mbetën të plagosur 5 të tjerë ka sqaruar edhe rrethanat e këtij incidenti.
Sipas IRTC shpërthimi ka ardhur nga një gabim njerëzor gjatë rivënies në punë të repartit të hidro-pastrimit që kishte dalë jashtë funksioni si pasojë e ndërprerjes së paparalajmëruar të energjisë.
Po sipas IRTC defekti i shkaktuar në uzinë ka ardhur për shkak të ndërprerjes së paparalajmëruar të energjisë, por as linja rezervë e energjisë nuk ka funksionuar.
Gjithashtu IRTC i shpreh ngushëllime familjarëve të Shkëlqim Muçës.
Diskutime rreth kësaj post