Duket se nuk ka paqe për Turqinë. Të paktën 27 persona kanë mbetur të vdekur e 75 të plagosur mbrëmjen e kësaj të diele në qendër të Ankarasë nga një shpërthim mjaft i fuqishëm me bombë.
Mediat turke raportojnë se shpërthimi ndodhi rreth orës 18:41, me orën lokale, ndërsa menjëherë pas atentatit vendi u rrethua nga forca të shumta të policisë dhe ambulanca për t’u dhënë ndihmën e parë të lënduarve. Zona u evakuua nga rreziku i një sulmi të dytë terrorist, që mund të cconte në rritjen e bilancit të viktimave dhe të të lënduarve.
Dyshohet se shperthimi ka ardhur nga një makinë bombë e cila ka qënë e parkuar ne afersi te nstacionit. Ende nuk dihen zyrtarisht shkaqet e kësaj ngjarje të rënde por nuk përjashtohet mundësia e një sulmi terrorist sipas rrethanave të ngjarjes. Ngjarja ndodhi në afërsi të një stacioni autobuzash në buevardin Ataturk shumë pranë godinave të ministrive në Kizilay.
Diskutime rreth kësaj post