I është vënë flaka në orët e para të mëngjesit të sotëm një mjeti të konsullatës shqiptare në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Selanikut, ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Dyshimet e para të autoriteteve janë se shpërthimi dhe zjarri janë kryer me një bombë artizanale.
Sipas Policisë zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme, ndërsa nuk janë identifikuar ende autorët e mundshëm.
Greqia dhe Shqipëria janë përfshirë së fundi në një seri negociatash për zgjidhjen e një sërë problematikash të akumuluara mes dy vendeve, që nga kufijtë detarë e deri te ligji i luftës.
Diskutime rreth kësaj post