Një vullkan ka shpërthyer në jugperëndim të Islandës për herë të dytë brenda më pak se një muaji. Shpërthimi, i cili ndodhi pak para orës 08:00 të mëngjesit, erdhi pas një sërë tërmetesh në afërsi të qytetit Grindavik.
Fatmirësisht deri më tani nuk ka të lënduar, pasi banorët e qytetit ishin evakuuar më parë. Por vullkani ka nisur të shkaktojë dëme të mëdha pasi llava ka mbërritur në lagjet periferike të qytetit dhe ka nisur të djegë shtëpitë e para.
Autoritetet ndërtuan barriera prej dheu dhe gurësh në javët e fundit në përpjekje për të ndaluar llavën të mbërrinte në qytetin Grindavik, rreth 40 km në jugperëndim të kryeqytetit Reykjavik, por shpërthimi i fundit ka depërtuar në mbrojtjen e qytetit.
Ky është shpërthimi i dytë vullkanik në Islandën jugperëndimore në më pak se një muaj dhe shpërthimi i pestë që nga viti 2021.
Diskutime rreth kësaj post