Na ka ndodhur të gjithëve që kur jemi të indinjuar, nuk kemi marrë askënd që ta shqetësojë me hallet tona por jemi drejtuar drejt facebook-ut apo instagram-it dhe kemi bërë një status për tu shfryrë. Kjo gjë i ka ndodhur dhe këngëtares shqiptare.
Mesa duket Rozana Radi është mërzitur dhe në ato çaste I janë kujtuar të gjitha ato çfarë ka mësuar nga jeta dhe ka vendosur t’i ndajë me ne.
“Jam mësuar të lexoj mesazhe tallëse të njerëzve dhe i kam kapërdirë”, – shkruan moderatorja e “Bomm Boom”,- “Kam shikuar padrejtësitë që më janë bërë dhe kam mbyllur njërin sy. Kam mësuar të dëgjoj ‘fjalët’ e mençura të mendjemëdhenjve dhe të bie dakord me ta”.
“Të gjitha këto nuk m’i ka mësuar shkolla, nuk m’i ka dhënë kush leksion, por m’i ka mësuar jeta. Dhe ajo që mësoi më shumë jeta është të urrej buzëqeshjen e shtirur.
Jam shumë më e lumtur kur dikush më godet me një shpullë ballë-për-ballë, sesa një thikë pas shpine. Se di si qëndroni akoma në këtë Facebook dhe nuk fshini vetveten! Do mësohem dhe me këtë!”- përfundon Rozi.
Shumë shpesh, këngëtarja shqiptare shpërthen kundrejt padrejtësive që I bëhen apo shpreh të gjitha ato çfarë ajo ka përbrenda me anë të satuseve në rrjetet sociale. Rozana njihet për natyrën e saj të hapur dhe pa komplekse.
Diskutime rreth kësaj post