Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka kujtuar aktorët e famshëm Bekim Fehmiu e Irene Papas, për të cilët thotë se pohuan me gojën e tyre se janë shqiptarë dhe na nderuan përpara gjithë globit.
Vasili shprehet se të tillë personalitete janë krenari kombëtare, kurse ata që na turpëruan para botës, duhet të ikin.
Postimi i Petrit Vasilit:
“Dy shqiptare te medhenj Bekim Fehmiu dhe Irene Papas!
Fehmiu nga Gjakova dhe Papas qe thote : “s’mund te iki nga kjo jete pa pohuar se jam shqiptare”
Shqiperia lind njerez te tille, qe jane krenari boterore.
Keta e vetem keta duhet te jene shembulli yne, shembulli i veprave te mira qe e lartesojne Shqiperine.
Ata qe e ulin Shqiperine perpara botes duke e paraqitur si vend i droges jane thjesht asgjëja, qe duhet te ikë” – shkruan Vasili.
Diskutime rreth kësaj post