Ka vazhduar edhe më vrullshëm përballja e Luizit me Valbonën lidhur me votën që ajo i dha Oltës për t’u zgjedhur lidere. Luizit nuk po i del e keqja dhe do të dijë arsyen pse ajo tha këtë emër ndërkohë që e dinte që lideri do të kishte avantazh në lojë.
Valbona nuk i ka dhënë një përgjigje bindëse dhe Luizi ka vazhduar më tej duke thënë se ka diçka që nuk po e kupton. E gjithë kjo e ka lënduar shumë Valbonën dhe gjithë kjo kërkesë llogarie sipas saj është një dhunë e tmerrshme psikologjike. Vetë Valbona iu ka thënë banorëve duke qartë: “Kjo është shumë e rëndë. Është një dhunë e tmerrshme mbi një grua, mbi një nënë. Mu sollën para syve shumë femra.”
Nga ana tjetër Olta duket se ka përfituar nga situata për ta bindur Valbonën se ky është Luizi i vërtetë dhe se ai nuk e do, por çdo gjë në shtëpi e bën për lojë.
Diskutime rreth kësaj post