Banorët e “Astirit” kanë bllokuar sërish sonte lëvizjen e makinave në shenjë proteste kundër shembjes së banesave dhe bizneseve të tyre që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”, pa u dëmshpërblyer në 100% të vlerës së tyre.
Me thirrjet “Qeveri e shurdhër”, “Qeveri e krimit”, “O Erion o zagar do të tërheqim me litar”, “Rama ik” etj, qytetarët shprehen të vendosur në kauzën e tyre dhe kanë paralajmëruar se do t’i mbrojnë pronat e tyre me gjak.
Pas kësaj ata kanë rrëzuar në shenjë proteste blloqet e betonit si dhe rrethimin e vendosur nga kompania zbatuese e projektit.
Banorët shprehen se protestat do të vijojnë, ndërsa shtojnë se janë ata që vendosin, e jo qeveria e bashkia. Më tej ata e kanë krahasuar kryeministrin Rama me diktatorin Enver Hoxha, duke thënë se ai është më i keq edhe se vetë ai.
Kujtojmë se mbrëmjen e sotme kësaj protesti i është bashkuar edhe anlaisti i njohur Fatos Lubonja, i cili u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen kauzës së banorëve të “Astirit”, ndërsa këtyre të fundit u tha që duhet të jenë të vendosur, e më tej të marrshojnë drejt bulevardit dhe Kryeministrisë.
Diskutime rreth kësaj post