Myslim Murrizi shprehet se vetëm vota e emigrantëve mund të largojë deputetët që kanë vite në politikë. Ai paralajmëron se kjo gjë ka për të ndodhur në zgjedhjet e ardhshme.
Postimi i Murrizit
“Nje kafe sot me Lenc Mana
Prej 10 vitesh ne emigrim ne SHBA
Te gjithe emigrantet edhe pse prej vitesh jetojne e punojne larg Shqiperise, duan dhe mendojne qe ky vend te jete ndryshe
Por siç duket kjo ka bere qe plehrat qe qeverisin kete vend, te mos i lejojne qe ATA te votojne, sepse ndjejne rrezikun e votes se Tyre
Edhe me 25 prill tre tufat qe qeverisin Shqiperine prej 30 vitesh nuk lejuan emigrantet te votonin, sepse nuk i blenin dot
Ne KQZ, u bashkuan dy tufa kundra votes se EMIGRANTEVE, ndersa tufa e trete heshti dhe nuk e ankimoj ne KAS apo kolegj zgjedhore, sepse te tre tufat jane njelloj te piste, te ndyre, te peshtire, te korruptuar, hipokrit, mashtrues, pa karakter, pa dinjitet dhe te tria se bashku jane tallur me Keta njerez prej 30 vitesh dhe kane larguar nga ky Vend mbi 2 milion Shqiptare
Zgjedhjet e ardheshme, kurdo qe ato te jene, vota e EMIGRANTEVE do te qeroj plehrat nga politika”, ka shkruar Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post