Shqipëria nuk arriti të marrë një datë për konferencën ndërqeveritare. Lidhur me këtë gazetari Arian Çani tha në studion e lajmeve të MCN TV se Rama nuk ka nevojë të çelen negociatat sepse një vend jashtë radarëve të Brukselit mund ta qeverisësh si të duash.
Sipas Çanit Rama po luan rolin në publik sikur po përpiqet për integrimin.
Ai thotë se një vendi që s’ka ujë e drita dhe ku njerëzit vijnë erë, nuk mund t’i happen negociatat.
“Ka shumë nuanca të Ramës, si 5 nuancat e Greit. Rama ka marrëdhënie të mira me Amerikanët, por normale me BE.
Rama nuk ka nevojë të çelen negociatat sepse një vend jashtë radarëve të Brukselit mund ta qeverisësh si të duash. Në publik duket sikur po përpiqet.
Në këtë rast Rama thotë i kam bërë detyrat, por ishte Bullgaria që i pengoi. Do vazhdojnë të gjitha bizneset, të gjitha trafiqet e mundshme të cilat janë jashtë radarit të Brukselit.
Mendoj që kjo shtyrje është vetëm mbarësi për Ramën dhe njerëzit e tij. Shqiptarët sa duan të jenë në Europë aq edhe nuk duan sepse nëse bëhen pjesë do vendosen disa radarë. Nuk shoh problem, është problem për shqiptarët normalë.
Unë jam ndër të paktët që them: si mund të presim të fillojmë negociatat kur në këtë vend nuk ka ujë dhe drita. Këtu çdo ditë ka ndërprerje të ujit dhe dritave.
Ky është një vend primitiv i mbushur me plehra. Këtu njerëzit kur ecin u vjen erë, jemi mijëra vite larg.
MV nuk ka të krahasuar me ne, janë shumë lart. Unë them shyqyr s’po na hap dyert BE sepse do jetë një tmerr i paparë, ata do tmerrohen.
Në një vend pa ujë dhe drita të kërkosh të hapen negociatat është dramatike dhe komike”, – tha Çani.
Diskutime rreth kësaj post