Ish-deputetja e PD-së Orjola Pampuri u shpreh se si mund të artikulohet se nuk ka protesta, kur për 1 vit rresht protestohet, dhe të gjithë deputet e PD-së kanë qenë atje.
“Unë ndjek rolin e Opozitës. Ne jemi direkt nga mos hapja e negociatave. Ne nesër do të paraqesim një alternativë. Ne jemi në të njëjtën linjë, protesta është një tjetër alternativë.
Si mund të artikulohet se nuk ka protesta, kur për 1 vit rresht protestohet, dhe të gjithë deputet e PD-së kanë qenë atje. Në 2 vite janë bërë shumë protesta, janë bërë hapa të jashtëzakonshme.
Janë bërë gjithë këto hapa, si djegia e mandateve. Pse nuk mori Rama një vendim si Zaev? Dorëheqja e Ramës është çështje personale e tij. Nuk është njeri normal.
Kur ne e kërkuam ai nuk e dha. Do monitorohemi për gjithçka bëjmë. Ne nuk kërkojmë të vijmë në pushtet me forcë, por me votë të lirë,” tha ajo në Fax News.
Diskutime rreth kësaj post