Sali Berisha në një dalje ditën e sotme në një konferencë për mediat, ka komentuar edhe incidentin e ndodhur një ditë më parë mes qytetarit në Sukth të Durrësit dhe kryeministrit Edi Rama.
Berisha u shpreh se Edi Rama iu sul me tërbim dhe e bëri qytetarin për spital.
“Shkoi për të justifikuar Sakon dhe Ballën e saj, në kulmin e përmbytjeve njoftonte Sako se do të na vijë kryeministri në Kodrën e Kuajve. E përgëzoj qytetarin trim që i tha ‘çfarë do ti këtu more, kur kemi përmbytje ti nuk vjen, shko në Shkodër’. Ky iu sul me tërbim, përfundoi në spital ai. Duka iu sulur qytetarit ‘burg., burg’. Sikur të ishte i ati apo Spiro Koleka.”-tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post