Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar ish deputeti i PS-së, Elmaz Sherifi lidhur me opinionet e Komisionit të Venecias për Kushtetuesen.
“Komisioni i Venecias ua dha “goditjen ne tru” ! Veprimet e kryetarit te shtetit u vleresuan kushtetuese me Opinionin Perfundimtar te Komisionit te Venecias, madje ai e ka mbrojtur kushtetuten nga sjellja antikushtetuese e Manjes dhe Kuvendit te Sajuar.”- shkruan Sherifi ndërsa nuk kursen ironinë ndaj kreut të komisionit të ligjeve Ulsi Manja.
Postimi i plotë:
“Kryetari i Komisionit te Ligjeve ligjeronte e protestonte dikur, perse kryetari i shtetit, nuk pranoi emerimin e anetares se Gjykates Kushtetutese nga Kuvendi dhe betimin e saj para tij, ashtu si e vlersoi dekretimin e nje anetarje te Gjykates Kushtetutese nga kryetari i shtetit antikushtetuese, e per ato shkaqe Manja, beri ligj, dhe i’a hoqi kompetecen kushtetuese kryetarit te shtetit per betimin e anetareve te Gjykates Kushtetutese para tij.
Me seriozitetin dhe kompetencen profesionale qe shfaqte cdo dite i premtoi opinionit se konfliktin do e zgjidhte Komisioni i Venecias. Prandaj, me shume buje mediatike “ate mot”, para Corona Virusit, u binte tam tameve e paralajmeroi se edhe kryetari i shtetit do te shkarkohej si shkeles i kushtetutes !
Komisioni i Venecias ua dha “goditjen ne tru” ! Veprimet e kryetarit te shtetit u vleresuan kushtetuese me Opinionin Perfundimtar te Komisionit te Venecias, madje ai e ka mbrojtur kushtetuten nga sjellja antikushtetuese e Manjes dhe Kuvendit te Sajuar.
Venecia foli, por, nuk degjon Manja !
Me kompetencen profesionale qe e shfaq ne raste nevoje, paralajmeroi se do e analizojne raportin, por sdo ” kthehen prapa”, perkundrazi do “ecin para”, dhe Kuvendi i Sajuar mund te ndryshoje edhe Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, e cila eshte miratuar me Referendum.
Rasti per ta ndryshuar kushtetuten sipas te “pa pareve” ka mberritur. Me hallin qe i ka zene nga marreveshja e Keshillit Politik, duhet ndryshuar kushtetuta per te hequr koalicionet parazgjedhore dhe kompetencat e kryetarit kryetarte shtetit per ermerimet dhe betimin e anatereve te Gjykates Kushtetutese para tij.
Jane marrosur e sdine se cfare te bejne. Goditja qe moren nga Amendamenti i Parlamentit Europian me 532 vota, nga 688 anetare, per plotesimin e 15 kushteve para Konferences Nderqevertare,me sa shihet, do i coje ne cmenduri te tjera.
Militante partiak kane rastin te shohin komedite politike absurde. Kohe qyfyresh !” – shkruan Sherifi.
Diskutime rreth kësaj post