Erion Braçe ka shpërthyer keq ndaj FSHF me kritika të forta për gjendjen e fushës Air Albania në ndeshjen që Kombëtarja luajti kundër Kazakistanit.
Braçe u shpreh me nota ironike dhe indinjatë të thellë se në stadiumin e ri FSHF kishte për detyrë të kujdesej vetëm për fushën, por gjendja e saj duket mizerabël.
Më tej zëvendës kryeministri, ironizon duke deklaruar se shpreson mos ta heqin trajnerin Reja pas ankesave që bëri për këtë çështje.
“Nje gje kish per te bere ne stadiumin e ri, vetem nje gje: FUUUUUSHEEEEEEN!
Nje vit plot, fusha eshte ne gjendje te mjere; Mbill e mbill, shpo e mbill prape, por fusha eshte mizerabel!
Po e perseris; Ishte e vetmja pune e FSHF ne stadium!
Tani shpresoj mos heq trajnerin Reja se tha te verteten per fushen! Mbikqyresi i kritikave ndaj FSHF, KaKa-ja i tyre ne veprim!” – shkruan Braçe.
Diskutime rreth kësaj post