Deputetin kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum ka bërë një deklaratën e parë të fortë kundër ish-kryeministrit Sali Berisha në qarqet evropiane. Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar pas paralajmërimit që deputeti gjerman Gunther Krichbaum i bëri PD-së për përjashtimin nga PPE nëse në krye të partisë vjen Berisha dhe qëndrimit që ky i fundit mbajti ndaj kësaj deklarate në konferencën e jashtëzakonshme.
“Sali Berisha duhet të dëgjojë apelin e partnerëve ndërkombëtare dhe të ndalë pengmarrjen e PD-së për interesat e tij.”, shkruan Bardhi.
Deputeti Gazment Bardhi thotë se tashmë edhe partnerët evropianë po flasin me zë të lartë për atë që e cilësoi rrezik të izolimit të PD-së nëse Berisha vijon me “projektin për marrjen peng të partisë.” Deputeti demokrat sjell në vëmendje se edhe PE, në Raportin për Shqipërinë për vitin 2021 (pika 41) ka mbështetur sanksionet e SHBA për personat e shpallur “nongrata” për korrupsion madhor.
Shkrimi i Bardhit:
“Sali Berisha duhet të dëgjojë apelin e partnerëve ndërkombëtar dhe të ndal pengmarrjen e PD për interesa të tij. Pas qëndrimit të qartë të SHBA, tashmë edhe partnerët europian po flasin me zë të lart për rrezikun e izolimit të PD nëse Sali Berisha vijon me projektin për marrjen peng të PD.
Parlamenti Europian në Raportin për Shqipërinë për vitin 2021 (pika 41) ka mbështetur sanksionet e SHBA për personat e shpallur nongrata për korrupsion madhor dhe i ka bërë thirrje BE-së që të vlerësojë tërësisht një përafrim të mundshëm me veprime të tilla.
Ndërkohë Gunther Krichbaum deputet i CDU/CSU në Bundestagun gjerman, dhe një mik dhe zë mbështetës i PD për shumë vite, ka bërë të qartë se: nëse PD dëshiron të bashkëpunojë në nivel ndërkombëtar, por edhe të marrë në dorë drejtimin e vendit, duhet të mos kthehet tek e shkuara.
Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton. Ky është momenti që të mos bëjë sikur nuk kupton se po e fut Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombtarisht dhe duke çimentuar në këtë mënyrë regjimin e Edi Ramës.” tha Bardhi.
Diskutime rreth kësaj post