Shpërthen gazi natyror, zhduken 26 minatorë në Rusi
Njëzet e gjashtë minatorë rezultojnë të humbur pas shpërthimit të gazit në një minierë qymyri në skajin verior të Rusisë, ndërsa janë pezulluar operacionet e shpëtimit, njoftoi sot kompania e cila menaxhon minierën, dy ditë pas katastrofës.
“Sipas konsultimeve të ekspertizës teknike, të 26 personat që ndodheshin në minierë në momentin e shpërthimit është thuajse e pamundur mbijetesa e tyre”, shkruan Tatiana Bouchkova, zëdhënëse e Vorkoutaougol, e cila punon në minierën Severnaïa, në një email drejtuar medias franceze, me dhënien fund edhe të operacioneve të shpëtimit.
Diskutime rreth kësaj post