Prezenca e aktorëve më të njohur të teatrit dhe filmave shqiptarë në promon e emisionit të moderatores Luana Vjollca, ka tërhequr vëmendjen në rrjet. Në një postim në Facebook, gazetari Ermal Mulosmani ka komentuar ‘shkrirjen’ e të gjithë figurës së Viktor Zhustit që në këtë promo shfaqet si një figurant i thjeshtë i moderatores që do të vijë me programin ‘Zemër Luana’.
Por nuk mbaron këtu. Pjesë e realizimit të spotit kanë qenë edhe Genc Fuga, Met Xhelili, Sokol Angjeli dhe Kastriot Çaushi. Zhusti e Fuga, përveçse aktorë janë edhe pedagogë në akademi, ndërsa Çaushi është rektor i Akademisë së Arteve.
“E pashë edhe këtë, Viktor Zhusti figurant i Luana Vjollcës! Pastaj thoni pse e shembi Ai Teatrin!”- shkruan Mulosmani.
Diskutime rreth kësaj post