Analisti Frrok Çupi shprehet se Partia Demokratike i ka sjellë vetëm dëme Shqipërisë. Ai ka përmendur këtu 97’, vrasjet e 21 Janarit, por edhe Gërdecin.
Pjesë nga intervista në Top Talk
Dyrnjaja: Ju thatë që PD i ka shkaktuar dëme vendit, por ka meritat e veta.
Çupi: Po mirë le të gjejmë meritat e PD, a është 97’ meritë e PD është, po grushti i shtetit i 98 po është, është ligji i pronave që ka shkatërruar gjithë sistemin e pronave po, meritë e PD është, shkatërrimi i drejtësisë, vrasja e demonstruesve në 21 janar, meritë e PD, lufta me bomba dhe molotove, Gërdeci, të gjitha merita të tyre janë.
Dyrnjaja: Po atëherë s’do kishte PD 600 mijë mbështetës.
Çupi: Ju thashë që PD ka një realitet dhe një fantazi, njerëzit që kanë jetuar në përfytyrim, ndër të cilët ca kohë kam qenë dhe unë, kanë jetuar vazhdojnë të jetojnë në përfytyrim, ka dhe shumë të tjerë që mendojnë se me PD nuk do paguajnë taksa, nuk do paguajnë drita etj që futen te 600 mijë, ka dhe njerëz aty që besojnë te demokracia, etj, ka dhe nga ata që s’duan PS dhe rrinë aty.
Diskutime rreth kësaj post