Aktivistja Evi Kokalari ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas sulmeve që janë bërë në drejtim të saj ditët e fundit, pasi ajo iu bashkua ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Kokalari shkruan se majtistët dhe Bashistët nuk duhet t’i tremben mbiemrit të saj, po karakterit dhe lidhjeve të saja me të djathtën amerikane.
Deklarata e Kokalarit:
“Këta mjatistët dhe Bashaistët që i trëmben mbiemri im, nuk kuptojnë që mbiemri Kokalari nuk më ka hapur asnjë derë në Amerikë.
Nëse ka dicka qe duhet t’ju trëmbi, duhet të jetë karakteri im, parimet e mia, kurajo që kam dhe lidhjet e mia me të djathtën amerikane, të cilën do e shfrytezoj në maksimum që të ndihmoj opozitën e vërtet në Shqipëri.
Me pak fjalë dua të them se të njëjtën punë do të kisha bërë, çfarë do që të ishte mbiemri im.”, shkruan Evi Kokalari.
Diskutime rreth kësaj post