“Shqiptarët do e përjetojnë rrëzimin e Ramës me të njëjtin emocion si rrëzimin e bustit të atit të tij shpirtëror”, kështu shprehet deputeti Lefter Maliqi.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Maliqi pyet pse vendi ynë sipas tij është më i infektuar dhe rrjedhimisht më i izoluar dhe pse vendi ka mbi 2 vjet pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë.
“Shqiptarët do e përjetojnë rrëzimin e Ramës me te njëjtin emocion si rrëzimin e bustit të atit të tij shpirtëror..Në këto 7 vjet pse jemi varfëruar? Pse jemi vendi më i rrezikuar me një Qeveri të dështuar? Pse jemi të pasigurt ku krimi bënë kërdinë ( vrasje,krime horror,grabitje,vjedhje,trafiqe,gjobëvënie,tritol etj? Pse jemi me demokraci të deformuar dhe pluralizëm të rrënuar? Pse jemi shpopulluar? Pse droga,krimi,papunësia janë shtuar? Pse jemi me integritet e sovranitet të cenuar? Pse futen duart e cenohet kushtetuta pa u konsultuar? Pse jemi vendi më i infektuar dhe rrjedhimisht më i izoluar?Pse jemi i vetmi vend me mbi 2 vjet pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë? Pse janë institucionet të kapura dhe zgjedhjet lokale moniste një partiake?”
Për Maliqin uragani popullor nuk ndalet dhe shumë shpejt do t’ia tregojë vendin Ramës.
“Pse i kemi zgjedhjet të rrezikuara? Pse autoret e krimit elektoral nuk dënohen? Pse pronat,teatri,gjykatat janë shkatërruar? Pse taksat,gjobat janë shtuar? Pse krimi,bandat, oligarkët janë ortak dhe mbrohen nga Rilindja? Pse borxhi publik është shumëfishuar? Pse shqiptaret lihen ne mëshirë te fatit 5 dite ne kufi me Greqinë njëlloj si ne mesjete? Këtë vend kush e ka mallkuar,pse janë ende të nënshtruar? Kur do shpëtoni nga ky i degjeneruar. Kur do e rrëzoni këtë të shkalluar,k ëtë aktor të maskuar,këtë tradhtar e mëkatar të shfrenuar. O Zot të qofshim fal, nëse ti e fal këtë mëkatar, jepi forcën popullit ta ndëshkojë këtë Katran. Vjeshta po afron kjo stinë o i marrë të tmerron, po të vjen dita kotë po gëzon dhe ëndërron, uragani popullor nuk ndalon, vendin shumë shpejt po ta tregon.” – tha Maliqi.
Diskutime rreth kësaj post