Trajneri Gianni De Biasi është shfaqur I zhgënjyer pas humbjes që shqipëria pësoi me rezultatin 3-0 kundër Izraelit në “Elbasan Arena”.
Një humbje që djeg, pasi kuqezinjë u ndëshkuan dhe nga arbitri I ndeshjes që I dha kombëtares sonë dy kartona të kuq. Për kartonin e kuq të Berishës, De Biasi ka shpërthyer në fyerje ndaj lojtarit që simuloi përballë portierit kuqezi.
“Berisha bëri një ndeshje të mirë deri në momentin e ndëshkimit. Aty u soll si një lojtar pa eksperiencë, për fat të keq. Lojtarë me staturën e tij duhet të jenë të kujdesshem. Sigurisht, Zahavi e ekzagjeroi me spektaklin që dha pas për plasjes dhe ndikoi dukshëm te arbitri, por Berisha nuk duhej të binte pre e tij. Në atë moment rivali u soll siç themi ne në zhargon, si një bir…, por Berisha nuk mund të binte në nivelin e tij. Më vjen keq për këtë” tha De Biasi
Diskutime rreth kësaj post