Shpërthen bombola në Pogradec, mbi 30 të plagosur
Mbi 30 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi në rrethin e Pogradecit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal në fshatin Beragozhd.
Raportohet se të lënduarit kanë qenë klientë të lokalit, që përdorte bombulën me gaz për ngrohje. Si pasojë e shpërthimit, 15 personat kanë marrë djegie në trup.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së saj.
Diskutime rreth kësaj post