Shpërthen një bombol gazi në një banesë në Ishëm te Durresit, duke lënë të plagosur dy vëllezër.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe të lënduarit me plagë të rënda janë dërguar nga urgjenca e Durrësit, për në Tiranë për të marrë ndihmë më të specializuar.
Bëhet fjale per dy vëllezërit Sokol Prroja dhe Bardhok Prroja, 45 e 50 vjeç.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht mësohet se vëllezërit kanë qenë duke e montuar bomblën në oborrin e banesës.
Diskutime rreth kësaj post