Ish-presidenti Bamir Topi bën përgjegjës dhe fajtorë pushtetarët për faktin që Bashkimi Europian po i shton çdo vit Shqipërisë kushte për hapjen e negociatave, sepse “politikanët, me përjashtime të vogla, janë të paformuar, inatçorë e pa vizion, me lider egzibicionist e jomodest, dhe me një administratë për të qarë hallin.
“Sot jetojmë në një kohë tjetër, ku çdo gjë shikohet objektivisht, por pa iu shmangur qëndrimeve subjektive. Së pari, pesha kryesore e fajit qëndron tek ne, formimi ynë dhe mënyra si e administrojmë përgjegjësinë e pushtetit dhe qeveria. Nga ky këndvështrim, politika shqiptare nuk ka një të dytë në Europë.
Politikanët, me përjashtime të vogla, janë të paformuar, inatçorë e pa vizion me lider egzibicionist e jo modest dhe një administratë për të qarë hallin. Paaftësi dhe korrupsion që natyrisht të penalizojnë. Një vend që nuk bën zgjedhje normale dhe parti politike, që kur ndërtojnë ligjin zgjedhor gjithçka e ndërtojnë mbi psikozat e vjedhjes së votave të të tjerëve, sigurisht nuk merr respekt nga qeveritë europiane, lidhja me të cilët qëndron thjesht në faktin që jetojmë fizikisht në një kontinent.
Askush prej tyre nuk ka asnjë detyrim të bëjë lëshime nga parimet që mbajnë në këmbë BE-në. Nga ana tjetër, ka një frymë, ndonëse në minorancë, që nuk janë aleatë me shqiptarët. Kjo diktohet nga tradita e marrëdhënieve dhe nga influenca politike sllave kundrejt Shqipërisë, gjë që kohët e fundit po bëhet edhe më e deklaruar”, – tha ai për ‘Telegraf’.
Diskutime rreth kësaj post