Zjarrfikësit e Tiranës kanë protestuar përmes rrjeteve sociale duke kërkuar rritjen e pagave për efektivët e PMNZSH.
Përmes një postimi në Facebook, ata akuzojnë drejtuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme me arsyetimin se ligji ka favorizuar vetëm Drejtorin e Përgjithshëm si për përfitime në pagë, ashtu edhe për gradim.
Duke e ilustruar rastin me zjarrfikësit italianë që paguhen 1350 euro në muaj, efektivët e PMNZSH Tiranë shprehen se ata vetë paguhen me një mesatare prej vetëm 250 eurosh.
Që prej fillimit të këtij viti, për shkak të reformës territoriale, zjarrfikësit ndodhen në varësi të dyfishtë mes bashkisë dhe Ministrisë së Brendshme, ndërsa në reagimin e tyre ata kanë shigjetuar pikërisht drejtorin e MPB Alfred Kristuli.
Diskutime rreth kësaj post