Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Bularat, ku qindra ekstremistë grek kanë bërë thirrje raciste ndaj shqiptarëve, dhe kanë shpalosur flamunj me mbishkrime antishqiptare, shteti ynë ka shapllur “non grata” 52 grek.
Gjithashtu ditën e sotme është shpallur “non grata” edhe eurodeputetja greke Eleni Theoharos.
Prokuroria e Gjirokastrës ka regjistruar hetimet për nxitje të urrejtjes dhe grindjeve dhe shpërndarje të simboleve që synojnë përmbysjen e rendit kushtetues të kryer në bashkëpunim.
Por në greqi edhe pas ceremonisë në Bularat, kanë vazhduar tubimet kundër shqiptarëve, shkruan TCh.
Një grup personash me parulla “Kacifas i pavdekshëm” bërtasin: “Do e marrim Korçën e Sarandën”, “Do e djegim Tiranën”. /albeu
Video:
Diskutime rreth kësaj post