Është hapur me forcë dera e bashkisë së Devollit. Dera është shpërthyer pasi Bledion Nallbati, deri më tani kryebashkiak i Devollit, është larguar nga ambientet e institucionit. Aty ka hyrë tani Eduard Duro, kryebashkiaku i ri i zgjedhur nën logon e Partisë Socialiste.
“Sot është dita kur iu dha fund një procesi të gjatë. Pas ftesave të mia dhe këshillit të bashkiak për kryetarin e bashkisë, ai nuk pranoi të më priste për të bërë dorëzimin e detyrës kështu që u detyruam të hynim në këtë mënyrë. Bashkia do të vazhdojë aktivitetin normal”, u shpreh Duro. I pyetur nga gazetarët nëse do të largime të punonjësve nga puna, kryebashkiaku i ri tha: “Jo, asnjë largim.
Nallbati ka refuzuar më parë të largohet nga detyra, pasi si pjesë e opozitës, nuk e njeh procesin e zhvilluar më 30 qershor.
Kryetari i ri i bashkisë betohet tek nënprefektura.
Kryetari i ri i Bashkisë së Devollit, Eduart Duro është i pari që betohet në detyrën e re. Mes tensioneve më herët u konstituua edhe Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Devollit të dalë pas zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Ndërkohë ish-kryetari Bledion Nallbati, stafi i tij dhe mbështetës të PD-së nuk kanë pranuar të lirojnë ambientet e bashkisë dhe kjo ka qenë arsyeja që mbledhja e këshillit të ri bashkiak u zhvillua në ambientet e nënprefekturës në Devoll.
Pas betimit dhe konstituimit të këshillit të ri, kryetari i zgjedhur Eduart Duro u shpreh se bashkia po mbahet e uzurpuar me urdhër politik, ndërsa deklaroi se ish-kryetari ka afat deri të hënën për të liruar zyrën.
Diskutime rreth kësaj post