Pas protestës së presidentit, ish ministri Ylli Manjani ka treguar tre rastet kur sipas tij shpërndahet parlamenti dhe tha se asnjë prej tyre nuk përkon me skenarin e ofruar nga Ilir Meta.
“Diskutimi që u shpërndaka parlamenti jashtë këtij konteksti është po aq i papranueshëm nga pikëpamja kushtetuese, sa është edhe procedura që kanë çelur këta [deputetët socialistë] për të shkarkuar presidentin. Është njësoj antikushtetuese. Janë të dyja antikushtetuese në të njëjtën vlerë.” – tha Manjani për Euronews.
Ai dha një shembull lidhur me mosrendimin e punës së institucioneve shtetërore.
“Askush nuk i kërkon llogari prokurorisë përse nuk bën policinë zap për arrestimet e paligjshme, thuajse 85% e arrestimeve që i nxjerrin në media janë kot, janë të paligjshme, me vendime gjykatash këto,” tha Manjani.
Diskutime rreth kësaj post