Tërhiqen zvárrë nga rojet e TEG-ut dhe árrestohen nga Polícia aktivistët e OP-së pasi shpërndanë fletushka pro minatorëve të Bulqizës.
Dje në qendrën tregtare TEG, aktivistët e Organizatës Politike zhvilluan një aksion simbolik kundër biznesmenit Samir Mane, ku shpërndanë fletushka të vogla që vinin në mbrojtje të minatorëve, të Bulqizës të cilët janë prej javësh në një betejë me pronarin e “Albchrome”, Samir Mane.
Pas këtij akti, menjëherë aktivistët janë marrë me fórcë nga rojet e sigurisë, duke u tërhequr zvárrë dhe janë futur në disa dhoma të qendrës tregtare. Sipas aktivistëve dhe pamjeve të publikuara nga Organizata Politike në Facebook, ata janë dhúnuar bárbarisht. Tre prej tyre, Frenklin Elini, Bislim Lakna dhe Enriko Peçulii janë árrestuar. Ndërsa të tjetër si Mirela Ruko, Vitori Çipi, Albina Ruko dhe Xheni Hajdari janë shoqëruar.
“Sipas dëshmive, një numër i madh policësh privatë dhe gángsterësh pa uniformë i kanë futur me zór aktivistët në një dhomë të vogël brenda TEG-ut dhe për mbi 15 minuta kanë ushtruar dhúnë fIzike dhe psikologjike ndaj tyre. Shtatë vajza dhe djem janë goditur me grúshte në trup dhe shkélma në bark. Në skena që kujtojnë tórturat ç’njerëzore të kampeve si Guantanamo, aktivistët janë detyruar të shtrihen përtokë dhe aty janë góditur sërish, shárë me fjalor rrugáçëror dhe kërcénuar me jetë nga qentë e ndërsyer të Samir Manes, të cilët çméndeshin sa herë përmendej emri i padronit të tyre dhe i minatorëve të pushuar nga puna.”, thuhet në reagimin e OP-së.
Reagimi:
“Mbrëmë rreth orës 18 një grup aktivistësh të Organizatës Politike kanë shpërndarë te TEG-u një fletushkë ku denoncohej shtypja e minatorëve të Bulqizës nga kryeoligarku Samir Mane. Sipas dëshmive, një numër i madh policësh privatë dhe gángsterësh pa uniformë i kanë futur me zór aktivistët në një dhomë të vogël brenda TEG-ut dhe për mbi 15 minuta kanë ushtruar dhúnë fizike dhe psikologjike ndaj tyre. Shtatë vajza dhe djem janë goditur me grúshte në trup dhe shkélma në bark. Në skena që kujtojnë tórturat ç’njerëzore të kampeve si Guantanamo, aktivistët janë detyruar të shtrihen përtokë dhe aty janë góditur sërish, shárë me fjalor rrugáçëror dhe kërcénuar me jetë nga qentë e ndërsyer të Samir Manes, të cilët çméndeshin sa herë përmendej emri i padronit të tyre dhe i minatorëve të pushuar nga puna.
Mbërritja e polícisë së shtetit i ka shpëtuar aktivistët nga pasoja edhe më të rënda për jetën dhe shëndetin e tyre. Po fatkeqësisht, me urdhër nga lart, polícia e shtetit në vend se të árrestonte dhunuesit e aktivistëve paqësorë, ka mbajtur në gjendje shoqërimi 7 aktivistët. Të paktën në një rast një oficer i Polícisë Gjyqësore ka ushtruar presion psikologjik ndaj aktivistëve që të firmosnin deklarata të ndryshme nga e vërteta.
Pas rreth shtatë orësh, policia ka liruar aktivistet Vitori Çipi, Mirela Ruko, Xheni Hajdari dhe Albina Ruko, duke u treguar se ndjekja penale ndaj tyre do të vazhdojë në gjendje të lirë. Në kundërshti me ligjin dhe logjikën minimale, tre aktivistët e tjerë – Frenklin Elini, Bislim Lakna dhe Enriko Peçuli – janë konsideruar në gjendje arresti dhe do të mbahen të izóluar për 72 orë.
Faji i aktivistëve tanë është se bënë brenda pronës së pandershme të Samir Manes atë që ai bën përditë në shtëpitë tona, duke na qelbur sheshpushimin përpara derës me reklamimin e mallrave të tij: shpërndanë fletushka. Ne, aktivistët e Organizatës Politike, jemi të vetëdijshëm se duke dalë në krah të minatorëve të Bulqizës kemi prekur nervin e këtij sistemi të ndyrë ekonomiko-politike, duke e goditur simbolikisht bishën mu në strofullin e vet. E dimë po ashtu se qeveria dhe institucionet publike në Shqipëri janë legenët ku Samir Manja dhe oligarkët e tjerë lajnë këmbët dhe duart e tyre të pista. Ashtu siç mund ta parashikojmë lehtësisht se partitë e opozitës dhe mbi 90% e mediave do të vazhdojnë të kyçin gojën si ornamente të të njëjtit legen.
Po dimë, nga ana tjetër, se jemi në krahun e të drejtës, të minatorëve dhe të mbarë popullit shqiptar. Këto i lexojmë përditë në sytë e minatorëve dhe mbrëmë na është ngrohur zemra nga duartrokitjet dhe “bravo!”-t e qytetarëve që ndeshëm brenda qendrës tregtare. Lironi Frenklinin, Bislimin dhe Enrikon! Ne nuk dimë të ndalemi! Me minatorët edhe përtej fundit! #BojkotoSamirManen.
Protesta e minatorëve
Pak javë më më parë,kompania Albchrome pushoi nga puna pa asnjë paralajmërim Elton Debreshin, punonjës prej 6 vitesh në AlbChrome, vetëm 5 ditë pasi ky i fundit u zgjodh si kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Në një shpjegim për Dosja.al,Debreshi sqaroi situatën e krijuar mes minatorëve dhe Albchrome, ku denoncoi edhe kushtet e punës për mbi 600 punonjës. Ndërsa në reagimin e saj “AlbChrome” u shpreh se protesta ka në fokus përplasjen mes sindikatave, dhe thotë se ata që janë në grevë, janë pakicë, që nuk përfaqësojnë minatorët. Më pas Sindikata e Minatoreve të Bashkuar në Bulqizë nëpërmjet një deklarate i bëri thirrje kompanisë që të kthejë në punë minatorët pasi edheInspektorati i Punës ka nisur hetimet.Deri më tani janë shkarkuar nga puna 4 minatorët.
FOTO:
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post