Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë këtë të enjte seancën e fundit të Legjislaturës së VIII-të. Në këtë seancë të fundit pritet të diskutohen dhe miratohen shumë projektligje, mes të cilave është edhe pr/vendimi për “Mbylljen e Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit”.
Seanca e fundit e këtij parlamenti do të mbyllet pa praninë opozitës. Maxhorancë-opozitë nuk e kanë gjetur gjuhën e kompromisit pavarësisht negociatave prej ditës mes palëve.
Prej më shumë se 70 ditësh, opozita kërkon krijimin e një qeverie teknike si dhe garanci për zgjedhje të lira e të ndershme. Edhe takimi i djeshëm, në Presidencë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha nuk prodhoi një marrëveshje për futjen e opozitës ne zgjedhje.
Diskutime rreth kësaj post