Presidenti Ilir Meta ka pasur një lutje për të gjithë qytetarët e mbledhur në shesh. Kreu i shtetit i kërkoi qytetarëve që të mos dhunonin institucionet e shtetit, por t’u dhuronin lule punonjësve të Policisë.
“Kam një lutje për të gjithë ju. Lutja e fundit për ju: mos i jepni alibi puçistëve dhe mos qëlloni asnjë mimozë në drejtim të institucioneve. Mos hidhni asnjë mimozë, mimozat dhurohen. Dhurojani policëve tonë,” – u shpreh Meta.
Manifestimi i thirrur nga Presidenti nuk është shoqëruar me incidente, por ky tubim ka vijuar paqësisht.
Diskutime rreth kësaj post