Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu, ka deklaruar ditën e sotme se i ka kërkuar opozitës që presidenti Meta të shpërndajë parlamentin.
Sipas tij ai ka kompetencat e duhura për ta bërë një gjë të tillë, pasi në gjykimin e zotit Mediu dhe opoiztës në përgjithësi, veprimet e kryeministrit Rama dhe aktiviteti parlamentar, janë anti-kushtetuese.
“Unë kam kërkuar në tryezën e opozitës që opozita nuk duhet ta lidhë veten me qëndrimet që mban presidenti, apo me veprimet që bën Edi Rama në Kushtetutë. Kam kërkuar që opozita në mënyrë të qartë t’i kërkojë Presidentit të Republikës, në qoftë se parlamenti injoron dekretin e presidentit, shpërndarjen e parlamentit. Jo vetëm për shkak se ky parlament është anti-kushtetues por po e çon Shqipërinë në një krizë shumë të rëndë politike dhe Kushtetuese. Sepse në bazë të kushtetutës janë liritë dhe të drejtat themelore.”, tha Mediu.
Diskutime rreth kësaj post