Prokuroria ka ngritur akuza ndaj ish-ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj për akreditim të një universiteti. Tafaj akuzohet se ka akredituar në mënyrë të paligjshme 8 degë. Prokuroria ka kërkuar 1 vit burg për ish-ministrin e Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj, Ai akuzohet për shpërdorim detyre. 1869 studentë janë diplomuar për një vit, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 1 milion eurosh. Pretenca e prokurorisë është dhënë sot në seancë gjyqësore. Më 21 shkurt, Gjykata e Lartë mbylli shqyrtimin gjyqësor për ish-ministrin Myqyrem Tafajn, i akuzuar për shpërdorim detyre.
Pasi organi i akuzës i komunikoi akuzën, ish-ministri i Arsimit disa muaj më parë ka reaguar duke sqaruar se “çdo vendimmarrje për hapje programesh studimi është bërë sipas kompetencave që i jep ministrit Kushtetuta e Republikës, Kodi i Procedurave Administrative, ligji i veçantë, aktet nënligjore, si dhe sipas procedurave administrative në fuqi”.
Sipas tij, “nuk mund të pranoj fushata apo vendime për ‘prerje kokash’ për hir të luftës politike të qeverisë ndaj opozitës, apo thjesht për hir të statistikave. Besoj se gjykata do ta gjykojë këtë çështje në mënyrë të pavarur dhe të drejtë, sepse jam i sigurtë në pafajësinë time.
Diskutime rreth kësaj post