Kryeministri çek Andrej Babis është shprehur se nuk lidhje me paligjshmëritë e publikuara një ditë më parë nga Pandora Papers, rrjedhja masive e dokumenteve që i zbuluan blerjen e një kështjelle në Francë. Reuters shkruan se Babis ka mohuar të kishte kryer ndonjë paligjshmëri në lidhje me blerjen e kështjellës në Francë. Ai ishte i ftuar në një debat televiziv të organizuar nga CNN Prima Neës, në momentin që u zbulua skandali dhe foli rreth tij.
“Paratë erdhën nga një bankë çeke, u taksuan, ishin paratë e mia dhe u kthyen në një bankë çeke,” tha Babis, i cili po bënte fushatë për zgjedhjet e 8-9 tetorit, gjatë debatit.
I pyetur nëse ai kishte shkelur ndonjë ligj në Republikën Çeke, Francë apo Shtetet e Bashkuara në lidhje me blerjen e pronës në 2009, Kryeministri Babis u përgjigj: “Sigurisht që jo … Ishte para e taksuar.”
Diskutime rreth kësaj post