I ftuar në “Real Story”, ish-kryeministri, ose siç njihet ndryshe “Kryeministri i Luftës”, Pandeli Majko, foli për situatën e fundit në veri të Kosovës.
Ndër të tjera Majko tha se shpallja ditë zie nga Serbia për viktimat në Kosovës, tregon marrje të përgjegjësisë politike nga ana e Serbisë.
“Dukeqenëse isha në Kukës në momentin që kriza eskaloi dhe polici u vra në krye të detyrës, mendova që situata do të mbyllej me kaq. Por jo. Ndërhyrja profesionale e policisë së Kosovës bëri që situata të marrë një tjetër drejtim.
Sa i përket të vërtetave politike, besoj se akti i shtetit të Serbisë duke deklaruar ditë zie për viktimas, që Kosova i daklaroi me zë të lartë terroristë dhe BE po ashtu, por me zë pak më të ulët, kjo shpallje ditës së zisë është marrje e përgjegjësisë për ata që ndodhur politikisht nga shteti serb” tha ai.
Më pas Majko, foli edhe për atë se çka i pret negociatat mes dy vendeve, pas kësaj ngjarjeje.
“Do të jetë shumë e vështirë. Mendojë, kjo është e parë nga njëlloj distance dhe distanca jonë karshi Serbisë është e merituar. Mendoj se ka një tendence nga ana e Serbisë për të ruajtur një autokontroll të brendshëm.
E vërteta është që që Vucic mbetet balerini i fundit mes lindjes dhe perendimit dhe unë nuk e di kush do të jetë situata post Vuçiç. Domethën politika serbe po rrezikon jo vetëm marrëdhëniet me Perëndimin, por do të rrezikojë që shteti i tyre të kthehet në një gjysëm shesh beteje mes Lindjes dhe Perëndimit.
Kjo nuk ka të bëjë thjesht me shqiptarët, ajo që ne jemi të interesuar është që të ketë një lloj stabiliteti politik.
Të jemi pak realist dhe ta shohim siç është situata. Në mënyrën e të menduarit në Ballkan, është shume lehtë që të kesh një armik dhe bazuar mbi këto armiq ti të ndërtosh një politikë të jashtme dhe të brendshme.
Mendoj që duke dashur që këtë vijë ta bëjë sa më të padukshme dhe të mbajë kontrollin e brendshëm të diferencës që mund të kenë fraksionet politike dhe brenda vetes së tij, pa dashur të hyj në fantazi të tepërt, të paktë nga niveli i informacionit që unë kam, mendoj se Vuçiç ka bërë një gabim shumë të rëndë dhe këtu bashkohem me deklaratën e Edi Ramës” tha ndër të tjera Majko.
Diskutime rreth kësaj post