Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli komentoi mbrëmjen e djeshme në emisionin “Quo Vadis” edhe shpalljen “non grata” të Berishës nga SHBA. Duke e cilësuar këtë vendim “një gabim”, ajo theksoi se ish-kryeministri ka pasur raporte shumë të mira me SHBA-në.
“Unë mendoj që koha ka për të sqaruar çdo gjë. Berisha ka raporte të jashtëzakonshme me SHBA . Ai që ka vendosur raporte me SHBA-në është Berisha. Ai që ka sjellë në Shqipëri presidentin amerikan është Berisha. Ai që solli Hilary Clinton është Berisha. Njeriu që e ka futur vendin në NATO është Berisha. Këto janë fakte, nuk mund të mohohen. Ka një moskuptim shpallja non grata. Për mua, ka qenë gabim. Ndoshta ka munguar informacioni i duhur, nuk e di ç’ka qenë. Uroj që të kapërcehet dhe të rivendosen ato marrëdhënie që kjo forcë politike ka pasur me perëndimin. Është në gjenezën e saj që të jetë pro amerikane.”, u shpreh Topalli.
Duke marrë shkas nga rikthimi i Berishës, Topalli tha se ai arriti të marrë PD-në dhe të rikthejë shpresën mes demokratëve.
“Është rikthyer Berisha në krye të PD. Ne nuk ia dolëm, ai ia doli. Ka ngjallur entuziazëm. Ia mori partinë Lulzim Bashës. Njerëzit besojnë që me largimin e Lulzim Bashës, do të heqin Ramën. Faza e parë është largimi i Bashës. Faza e dytë është më e vështirë. Shqiptarëve duhet t’iu jepet një ofertë serioze; një ekip që të përcjellë kredibilitet, profesionalizëm, që të ketë dëshmuar integritet politik.”, u shpreh Topalli.
Diskutime rreth kësaj post