Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka komentuar deklaratën e fortë të Yuri Kim se faktet që ish-kryeministri Sali Berisha është i korruptuar janë të qarta.
Kokalari tha se nëse Kim thotë se ka prova, atëherë ajo duhet të shkojë në Kongres dhe t’u japë atyre ato prova.
“Nëse ambasadorja Kim thotë se ka prova, atëherë ajo duhet të shkojë në Kongres dhe t’u japë atyre ato prova. Kongresmeni Lee Zeldin ka kërkuar t’i shohë ato prova, dhe deri më tani Sekretari Blinken nuk ka qenë në gjendje t’i japë këto prova. Yuri Kim-it duhet t’i kërkohet nga Kongresi që të tregojë këto prova për të cilat ajo flet”, u shpreh ajo në një intervistë televizive.
Diskutime rreth kësaj post