Ambasadorja Yuri Kim ka shpërndarë mbrëmjen e sotme intervistën e ish-ambasadorit Amerikan, Reyerson, i cili për Zërin e Amerikës theksoi se shpallja non-grata e Berishës është sinjal kundër korrupsionit.
“Respekti, dashuria & shpresa e Ambasadorit Ryerson për Shqipërinë janë të njohura. Ndërsa festojmë 30 vjetorin e rilidhjes së marrëdhënieve SHBA-Shqiperi, ai thotë: “Dua të ritheksoj atë që mësova herët në Shqiperi, mos u dorëzo përballë pengesave’. Intervista e plotë duhet lexuar”,shkruan Kim.
Pjesë nga intervista:
Zëri i Amerikës: Ju keni vazhduar t’i ndiqni zhvillimet në Shqipëri, pasi ju kuptoni dhe flisni shqip. Kur ishit në Shqipëri, udhëheqësi i opozitës atëhere Sali Berisha, gëzonte mbështetje të madhe nga Shtetet e Bashkuara. Sot pas 30 vjetësh, qëndrimi ka ndryshuar 180 gradë. Sekretari i Shtetit e ka përcaktuar Sali Berishën për korrupsion madhor. Si shpjegohet? Cili është mendimi juaj për këtë ndryshim?
Ambasadori Ryerson: Ato që kanë ndodhur në Shqipëri janë inkurajuese, por edhe shumë zhgënjyese. Dikush më pyeti kohët e fundit se përse e bëri sekretari Blinken këtë, përse jo një njoftim nga një prej zëdhënësve. Për mua ky është një sinjal kundër korrupsionit, jo vetëm për Shqipërinë, por se Uashingtoni do ta godasë korrupsionin sa herë ta shohë, pavarësisht se për kë bëhet fjalë. Ajo që ka rëndësi është çfarë bën tani ky, apo ai person, ky, apo ai entitet. Ndoshta para 25-30 vitesh nuk ishin përfshirë në korrupsion, por janë përfshirë më pas dhe prandaj tani po merr vëmendje kaq të lartë.
Diskutime rreth kësaj post