Për një Parti Demokratike më të bashkuar’, ish kryeministri Sali Berisha nis takimin me demokratët në qarkun e Fierit. Ky takim vjen pas takimit të mbajtur në Tiranë, ku Berisha pret që të bind demokratët për të mbledhur 1500 firmat e tyre për të krijuar një referendum që të rrëzojë vendimin e Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.
“Kemi një fjalë të urtë më mirë qiri i fikur sesa qiri i fëlliqur. Ndaj dhe ne ndalemi këtu. Çështjen time personale do e shpjegojë por kurrë nuk kam dashur të implikojë asnjë person përveç meje. Të nesërmen e kam vendosur se do e çoj në gjykatë për shpfije dhe jo për vendimin. Vendimin mbae zotëri sepse ti e di për sa kohë je në atë detyrë se kush duhet të hyjë në SHBA dhe kush jo.
Në letrën time vetëm një orë pas vendimit i kam shkruajtur: zoti sekretari ky është vendim i Xhorxh Sorrosit.
Multimilardieri Sorros ka hartuar në Beograd projektin në pamje të parë të ndryshimit të kufijve, por në thelb ishte shpërbërja e Kosovës dhe e sovranitetit të saj.
Ishte dhënë para e madhe për të mbyllur gojët por goja ime nuk mbyllet para interesit kombëtar. Është shkeljet e kushtetutës së Kosovës është shkeljet e gjalkut të Kosovës dhe unë nuk do e bëja kurrë”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post