Shpallet gënjeshtari më i madh në botë
Është gjetur edhe gënjeshtari më i madh në botë.
Mike Naylor, 59 vjeçari nga Anglia ka fituar çmimin “prestigjioz” gjatë garës së këtij viti “Gënjeshtari më i Madh në Botë (World’s Biggest Liar)”, transmeton Koha.net.
Metro shkruan që gara, e cila është mbajtur në Bridge Inn në Cumbrian Perëndimore, mbledh njerëzit që të tregojnë ngjarjet më të gjata dhe më qesharake para publikut dhe jurisë pa pasur ndonjë gjë të shkruar.
Mike ka fituar çmimin kryesor duke treguar historinë e tij të jashtëzakonshme se si ai e ka zbuluar prejardhjen e tij mbretërore dhe kishte udhëtuar edhe në pallatin mbretëror Buckingham Palace, madje para garës ka rruar kokën e tij, që të duket sa më mbretëror. Ai është shprehur i befasuar që arrit i ta fitojë këtë garë, pasi ishte një konkurrencë shumë e fortë.
“Ishte një befasi që të fitoja, sepse ishte një garë shumë e fortë. Mendova se do të kisha pengesa që do më kushtonin, por ia dola që ta menaxhojë mirë, dhe mendimet vazhdonin të më vinin në kokën time”, është shprehur Mike.
Vendin e dytë e zuri Keith Porter, ndërsa vendi i tretë i takoi Joe Bensonit.
Diskutime rreth kësaj post