Elvana Gjata është shpallur fituesja e edicionit të tretë të “Dancing with the Stars”, kur ky program zhvillohej në Vizion Plus. Por Kryefjala.com ka mësuar se në një nga netët e “Dancing with the Stars” ylli i popit shqiptar do të jetë e pranishme jo vetëm fizikisht por edhe me repertorin e saj muzikor.
Pra konkurrentët aktualë të këtij spektakli do të kërcejnë në zhanre të ndryshëm muzikor, një pjesë të mirë të repetorit të saj muzikor, që për hir të së vërtetës është i larmishëm.
Kujtojmë që Elvana Gjata shoqërohej asokohe në dancing nga balerini, Gerd Vaso por nuk dihet ende nëse ka përgatitur për “Dancing with the Stars” ndonjë numër special kërcimi…Një nga pikat e saj të forta si artiste mbetet edhe kërcimi, pasi çdo performancë të saj e shoqëron gjithnjë me grupin e saj të baletit.
Diskutime rreth kësaj post