Ishte ora rreth 04:25 kur lagjia “Nënë Tereza” në Lezhë u trondit kur u mësua se në makinën e tij ishte ekzekutuar Aleksandër Ndoka, vëllai i ish deputetit të PS Arben Ndoka dhe aktualisht ishte këshilltar bashkiak.
Aleksandër Ndoka 48 vjeç u qëllua për vdekje me kallashnikov, e disa plumba e kanë prekur në të gjithë trupin duke e bërë shoshë.
Ngjarja ndodhi fare pranë banesës së tij, nga persona ende të paidentifikuar nga Policia, që mendohet se kanë qenë dy.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, por Policia tha se është njoftuar rreth orës 4:30 për ngjarjen.
Ndoka është gjetur nga familjarët para banesës i vdekur në makinën e tij tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE, por kanë lajmëruar policinë 6 orë me vonesë, rreth orësh 04:25, ndërsa kur janë marrë në pyetje kanë deklaruar se e kanë dëgjuar zhurmën, por ‘menduam që kanë qenë fishekzjarrr’.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Po kontrollohen hyrje- daljet në Shqipëri të personave të panjohur apo skeduar nga Kosova apo vende të tjera./ShkodraNews/
Diskutime rreth kësaj post