Deputetët e opozitës e kanë kthyer sërish përmbys sallën e Kuvendit, duke ngritur pirg karriget e deputetëve të mazhorancës teksa në seancën e sotme pritet të miratohet buxheti për vitin 2024.
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka filmuar nga afër me celular, gardistët e rreshtuar sup më sup që mbrojnë foltoren dhe nuk i lejojnë të afrohen tek vendet e Kryeministrit dhe të ministrave.
Në një moment, Zhupa konstaton se Garda ka mbyllur me çelës dyert e sallës.
I gjithë tensioni që është krijuar ka në thelb refuzimin nga PS të çdo lloj komisioni hetimor që kërkon të ngrejë opozita, sipas të drejtës së garantuar me ligj.
“Shoqja Linditaaa! Shoqja Linditaaa!” (Në sfond dëgjohen thirrje ironike të deputetëve, drejtuar kryeparlamentares.
“Sillni dhe ushtrinë! Po ushtria ku është?!”
Diskutime rreth kësaj post